23 qershori, temë diskutimi në Helsink

23 qershori, temë diskutimi në Helsink

Komisioni Amerikan i Helsinkit do të zhvillojë më datë 6 maj seancën dëgjimore për Shqipërinë. Në këtë seancë temë diskutimi do të jetë procesi zgjedhor, edhe pse ka filluar të shprehet qartë shqetësimi se që tani po përballemi me standarde poshtë pritshmërisë. “Pavarësisht progresit të arritur në këto vite tranzicioni, Shqipëria ka problem në ndërtimin

Komisioni Amerikan i Helsinkit do të zhvillojë më datë 6 maj seancën dëgjimore për Shqipërinë.

Në këtë seancë temë diskutimi do të jetë procesi zgjedhor, edhe pse ka filluar të shprehet qartë shqetësimi se që tani po përballemi me standarde poshtë pritshmërisë.

“Pavarësisht progresit të arritur në këto vite tranzicioni, Shqipëria ka problem në ndërtimin e institucioneve demokratike dhe në sundimin e ligjit. Ndërsa vendi po përgatitet për zgjedhjet parlamentare të qershorit, kjo seancë shpreson të vlerësojë shkallën në të cilën progresi ka nisur të bjerë poshtë pritshmërive, në vend dhe jashtë, dhe se cfarë mund të bëhet për të shpejtuar rrugën për reformat e mëtejshme për sa I përket qeverisjes së mirë”, thuhet në njoftimin për mbajtjen e kësaj séance.

Në takimin e 6 majit do të marin pjesë përfaqësues të diplomacicë shqiptare, analistë, si dhe përfaqësues të cështjeve Europiane dhe Euroaziatike.

/Erzen Carja/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar