22 shtator Rama viziton Beogradin, Vuçiç: Shqipëria treg ideal për serbinë

0

Kreu i qeverisë, Edi Rama viziton Beogradin më 22 shtator me ftesë zyrtare të Kryeministrit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Vuçiç u shpreh se në këtë takim do të diskutohet mbi çështje serioze mes dy njerëzve të përgjegjshëm.

“ Ne do të jemi mikëpritës të mirë dhe do të diskutojmë për çështje serioze dhe mendoj se kjo është mundësi e mirë për kompanitë serbe. Është një mundësi për eksportin, pasi Shqipëria është një treg ideal për Serbinë” ka thënë ai në Berlin.

Një nga synimet e shtetit serb është strategjia për të hyrë në tregun shqiptar duke planifikuar mire. “Grupet tona do të krijojnë një plan të detajuar dhe me rezultate të qarta”

Kjo vizitë e një kreri të vendit vjen pas takimit të fundit më 1946 takimi mes Titos dhe Enver Hoxhës.

/Objektiv.al/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here