Obabiyi Aishah Ajibola, 21 vjec nga Nigeria është shpallur Miss Muslimanja 2013, në kompeticionin e bukurisë të zhvilluar dje në Xhakarta të Indonezisë. Finalistët e kësaj gare bukurie u përzgjodhën nëpërmjet një procesi online, ku morën pjesë më shumë se 500 pretendente nga e gjithë bota. 20 finalistet u shfaqen dhe pozuan me veshjen islame
Obabiyi Aishah Ajibola, 21 vjec nga Nigeria është shpallur Miss Muslimanja 2013, në kompeticionin e bukurisë të zhvilluar dje në Xhakarta të Indonezisë.
Finalistët e kësaj gare bukurie u përzgjodhën nëpërmjet një procesi online, ku morën pjesë më shumë se 500 pretendente nga e gjithë bota.
20 finalistet u shfaqen dhe pozuan me veshjen islame si u përpoqën të demostronin disa nga vlerat e këtij besimi. Në pjesën e dytë të spektaklit, vajzat treguan historitë e tyre të udhëzimit në Islam dhe rrugëtimin deri në vendosjen e mbulesës islame-hixhabit.
Ajibola, qau dhe recitoi një varg nga Kurani kur emri i saj u shpall si fituese e evenimentit, transmeton BBC. Përvec kurorës, pjesë e cmimit janë edhe 25 milion rupi, si dhe udhëtime në Mekë dhe në Indi.
Në një intervistë të mëparshme në lidhje me pjesmarrjen në ‘’World Muslimah 2013’’, ajo është shprehur se thjesht po përpiqej të tregonte se Islami është i bukur.
Indonezia është shteti më i madh në botë me popullsi muslimane.
/Elta Liksenaj/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *