21 Mjekë dhe Infermierë të helmuar

Festa e daljes në pension të njerit prej kolegëve të punës ka helmuar 21 vetë. Ngjarja ka nisur dje në Elbasan, ku kolegë pune të repartit të psikiatrisë kanë festuar në një lokal në Elbasan daljen në pension të një kolegu të tyre. Helmimi mendohet të ketë ardhur nga ushqimi. Dje janë paraqitur 11 persona

Festa e daljes në pension të njerit prej kolegëve të punës ka helmuar 21 vetë. Ngjarja ka nisur dje në Elbasan, ku kolegë pune të repartit të psikiatrisë kanë festuar në një lokal në Elbasan daljen në pension të një kolegu të tyre.

Helmimi mendohet të ketë ardhur nga ushqimi. Dje janë paraqitur 11 persona të helmuar në spital, ndërsa sot janë paraqitur dhe 10 të tjerë duke e cuar në 21 numrin e të helmuarve.

Drejtori  i spitalit rajonal të Elbasanit është shprehur se gjendja e të helmuarve është në kontroll dhe nuk ka asnjë në gjëndje të rëndë. Sipas mjekëve duhet të kalojnë 72 ore që të zbulohet shkaku i helmimit.

/Shkëndije Curri/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar