“21 Janari” përjashtohet gjykatësi Fatos Qato

0

Përjashtohet nga çështja “21 janari”, gjykatësi Fatos Qato. Kërkesa për përjashtimin e Qatos u bë seancën e kaluar nga Genci Gjokutaj, avokati i të pandehuri Ndrea Prendi, ish-komandant i Gardës së Republikës, ndaj të cilit rëndon akuza e vrasjes së demonstruesit Faik Myrtaj.

Edhe pse nuk dihe asrsyet e përdorura për përjashtim në kërkesën e tij, avokati Gjokutaj përdori si argument faktin se bashkëshortja e gjykatësit Qato, Mirela Qato është anëtare e Partisë Socialiste dhe ka qenë një ndër organizatoret e protestës së 21 janarit, ku në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” mbetën të vrarë katër demonstrues.Mesa duket ky argument ka qenë bindës për ta larguar Qaton nga treshja gjykuese. Më herët dha dorëheqjen dhe gjykatësi Agron Papajani.

Në Gjykatën e Apelit pritet të hidhet shorti për caktimin e dy gjykatësve të rinj për të shqyrtuar dosjen në fjalë. Ndrea Prendi, ish-shef i Gardës, akuzohet për vrasjen e Faik Myrtajt, ndërsa Agim Llupo, ish-gardist, për vrasjen e demonstruesve Ziver Veizi dhe Hekuran Deda. Të dy janë shpallur të pafajshëm nga Gjykata e Tiranës, me arsyetimin se fakti nuk provohet.

/Shkëndije Çurri/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here