Greqia përfshihet nga protestat

Greqia përfshihet nga protestat

Greqia është përfshirë sot nga një grevë 48 orëshe, nga sindikatat e sektorit publik, të cilat protestojnë kundër shkurtimeve nga puna. Në grevën dy ditore janë përfshirë mësuesit, punonjësit e tatimeve, të pushtetit lokal, të punësuarit në universitete dhe kolegje si dhe punonjësit në fondet e pensioneve. Në greve nga ora 10:00 deri në orën

Greqia është përfshirë sot nga një grevë 48 orëshe, nga sindikatat e sektorit publik, të cilat protestojnë kundër shkurtimeve nga puna.

Në grevën dy ditore janë përfshirë mësuesit, punonjësit e tatimeve, të pushtetit lokal, të punësuarit në universitete dhe kolegje si dhe punonjësit në fondet e pensioneve.

Në greve nga ora 10:00 deri në orën 13:00, do të jenë edhe punonjësit e mediave ka njoftuar Federata Panhelenike e gazetarëve.

Grevat do të shoqërohen edhe me tubime proteste nga punonjësit.

Ndërkoh që greva ka nisur, në Athinë krerët e misionit të Trojkës janë mbledhur për vlerësimin e ecurisë së ekonomisë Greke. Kërkesë kryesore e të cilëve është largimi nga puna i 25 000 punonjësve të administratës publike.

/Elona Tereziu/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar