Maskë për flokët

Maskë për flokët

Ekzistojnë 3 lloj maskash për flokët tuaj.Ato janë natyrale dhe çudibërëse. Mund ti aplikoni në shtëpi.Flokët tuaj do të jenë më të butë dhe plot shkëlqim. 1. Maskë me mjaltë,te verdhë veze dhe vaj ulliri Kjo lloj maske këshillohet për flokë të thatë. Ju mund ta provoni maskën më të popullarizuar si një nga mjetet

Ekzistojnë 3 lloj maskash për flokët tuaj.Ato janë natyrale dhe çudibërëse. Mund ti aplikoni në shtëpi.Flokët tuaj do të jenë më të butë dhe plot shkëlqim.

1. Maskë me mjaltë,te verdhë veze dhe vaj ulliri

Kjo lloj maske këshillohet për flokë të thatë. Ju mund ta provoni maskën më të popullarizuar si një nga mjetet më të efektshme për të ushqyer  flokët. 2 të verdha veze,2 lugë vaj ulliri të përziera,pastaj shtoni mjaltin e ngrohur,të lëngshëm ,perziejeni dhe aplikojeni në flokë.Kjo procedurë duhet të zgjasë të paktën gjysmë ore. Më pas lajini flokët.

2. Maskë vetëm me të verdhë vezësh.

Kjo është për ata të cilët duan një maskë të shpejtë dhe të lehtë. Kjo përdoret për të lyer vetem majat e flokëve. Mbajini gjysmë ore dhe  më pas lajini flokët tuaj.

3. Maskë me gjalpë

Tingëllon cuditshëm por  është një maskë  efikase dhe ushqyese për flokët. Mos u frikësoni sepse nuk zini parazitë. Kjo lloj maske aplikohet vetëm në një gjatësi  prej dhjetë  centimetra nga skajet. Më pas mbështillini flokët tuaj më një peshqir dhe mbajini kështu një ore por edhe më shumë. Pastaj shpërlajini me ujë të bollshëm.

/Jonida Halili/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar