Agimi i Artë: Luftë deri në çlirimin e Himarës

Agimi i Artë: Luftë deri në çlirimin e Himarës

Ceremonia përkujtimore për Aristotel Gumën u kthye në ceremoni politike pas pjesëmarrjes së përkrahësve të ‘‘Agimit të Artë’’ në të. Përfaqësuesit e partisë neonaziste, të cilët edhe më herët e kanë konsideruar aksidentin në të cilin ndërroi jetë Gume si me ‘prapavijë etnike’, bënë disa deklarata antishqiptare pranë varrit të tij. Kristoforos Tsankas, përfaqësues i

Ceremonia përkujtimore për Aristotel Gumën u kthye në ceremoni politike pas pjesëmarrjes së përkrahësve të ‘‘Agimit të Artë’’ në të. Përfaqësuesit e partisë neonaziste, të cilët edhe më herët e kanë konsideruar aksidentin në të cilin ndërroi jetë Gume si me ‘prapavijë etnike’, bënë disa deklarata antishqiptare pranë varrit të tij.

Kristoforos Tsankas, përfaqësues i kësaj partie, përshëndeti në emër të kryetarit Nikos Mihaloliakos dhe deputetit Kristos Papas, që nuk mund të merrnin pjesë personalisht sepse qeveria shqiptare i ka shpallur “person non grata”, por që sic tha ai, me shpirt ndodhen në Himarë.

Duke e quajtur vdekjen e Gumës heroike, Tsankas tha se ai u sakrifikua për idealin e lirisë dhe gjuhës. Ai shtoi më tej se veprimtaria e tyre nuk mbaron me kaq dhe se Agimi i Artë nuk do të ikë nga Himara deri në çlirimin e saj.

‘’Vdekja e tij tragjike tregoi se me të vërtetë ai u tregua grek dhe vrasësit e tij tiranë. Eshte fati i grave të Himares të lindin heronj. Dhe është fati i kësaj toke që të mbajë në gjirin e saj trima. Si njerëz na vjen keq për vdekjen e tij. Si grekë ne mbajmë në zemrat tona kujtimin e tij, sepse vdekja e tij tregoi madhështinë e burrit. Kriminelët që i hoqën jeten, nuk mund t’i përdhosin emrin, i cili do të mbetet i perjetshëm. Ai humbi jetën për të fituar përjetësinë. Zonja dhe zoterinj, Agimi i Artë nuk vjen në Himarë për të ikur. Bëjmë nderime mbi varrin e tij dhe premtojmë se do të vazhdojë luftën, deri në momentin e çlirimit. Rroftë Kombi!” tha Tsankas në fjalën e tij.

/Romina Qama/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar