CEZ Shpërndarje tender me vlerë 90 milion euro për importin e energjisë

CEZ Shpërndarje tender me vlerë 90 milion euro për importin e energjisë

CEZ Shpërndarje shpall tenderin për blerjen e energjisë për vitin 2014. Tenderi ka një vlerë prej 90 milion eurosh dhe pritet të mbyllet me nisjen e punës nga qeveria e re. Me anë të këtij tenderi synohet importimi i 1.3 milion megavat energji. Ofertat mund të paraqiten deri më 10 shtator, kurse fituesi për importin e energjisë

CEZ Shpërndarje shpall tenderin për blerjen e energjisë për vitin 2014. Tenderi ka një vlerë prej 90 milion eurosh dhe pritet të mbyllet me nisjen e punës nga qeveria e re. Me anë të këtij tenderi synohet importimi i 1.3 milion megavat energji.

Ofertat mund të paraqiten deri më 10 shtator, kurse fituesi për importin e energjisë nga 1 janari deri më 31 dhjetor 2014 do të shpallet më 15 shtator. CEZ thekson se prioritet do të ketë kompania që ofron energjinë më çmim më të lirë.

Në kontratën që do të nënshkruhet më fituesin e tenderit parashikohen edhe dy kushte që lidhen me afatin e pagesës dhe me tolerancat në uljen e importit në rast të mbiprodhimit të energjidsë në vend. CEZ mërr përsipër në këtë mënyrëe të paguajë brenda 60 ditësh nga data e fundit e importimit, si dhe përfiton të drejtën e uljes së importit deri në 30% në raste të situatave të favorshme hidroenergjitike në vend.

/Romina Qama/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar