Si t’i pengojmë fëmijët nga disa sjellje

0

1. Pengoje vetëm atëherë kur është e domosdoshme! Që tek fëmija të mos prishet baraspesha midis shanseve të tij për të zgjedhur dhe rasteve të privimit, duhet që ai të privohet vetëm kur një gjë e tillë është e domosdoshme. Si shembuj mund të marrim ndalimin e fëmijës që të luajë me shkrepëse, të luajë mbi tarracën e shtëpisë, etj; pasi këto veprime përbëjnë një kërcënim real për fëmijën.

2. Shtysat e ndalimit apo privimit të fëmijës nuk duhet kurrsesi ta kenë burimin tek tekat tuaja personale. Mos e pengoni fëmijën që të ushtrojë të drejtën e tij për të luajtur, thjesht sepse jeni i nxehur.

3. Mos e shndërroni fëmijën tuaj  në një objekt  mbi të cilin  shfryni stresin, mllefin, vuajtjet dhe mundimet  tuaja, përmes direktivave, privimeve dhe ndalesave që jepni.

4. Kurrë mos e ndaloni fëmijën duke qenë  i nxitur nga shtysa hakmarrëse.

5. Mos i kaloni tek fëmijët zhgënjimet dhe disfatat që  keni  provuar në të shkuarën tuaj fëmijërore, qoftë në familje, qoftë jashtë shtëpisë. Dikujt prej prindërve mund t’i ketë ndodhur, që kur ka qenë fëmijë, ka rënë viktimë e persekutimit, persekutim të cilin më pas ai ia përcjell fëmijëve të tij.

6. Mos i bëni raportet tuaja me fëmijët vertikale, pra raporte autoritare të natyrës “më i forti dominon mbi më të dobëtin”.

7. Kur ta ndaloni fëmijën tuaj nga diçka e pashmangshme, mbajeni deri në fund këtë qëndrimin tuaj, me qëllim që të mësojë rregullin dhe përpikërinë.

8. Përpiquni që kur i ndaloni fëmijës tuaj diçka, synimi të jetë vetëm e mira e fëmijës, gjë kjo që do ta pasurojë atë me ndjenjën e sigurisë dhe do të copëtojë barrierat prezente.

9. Sjelljen negative të fëmijës ta transformoni në një sjellje pozitive. Fëmijët tanë disa herë veprojnë gjëra negative, pra bien në sjellje negative.

10. Mos e ndalo apo privo fëmijën, duke e ngritur zërin dhe duke bërtitur! Zakonisht, prindërit  lypsen  që ta edukojmë fëmijën të largohet nga ato gjëra, që nuk duhet t’i kryejë, por kjo duhet bërë në një formë pozitive dhe të përshkallëzuar. Kjo gjë nuk duhet bërë kurrsesi duke i bërtitur në fytyrë.

Është fakt, se kur të mëdhenjtë u bërtasin në fytyrë fëmijëve të tyre të vegjël, nuk bëjnë asgjë më shumë sesa u drejtojnë atyre një apel për sfidë dhe kokëfortësi, duke i nxitur  të këmbëngulin në sjelljen e tyre të keqe. Prandaj studimet kanë theksuar, se bërtitja konsiderohet nga metodat më të këqija dhe më negative të edukimit dhe ndërveprimit me fëmijët.

11. Angazhohu të mos tregohesh paradoksal me fëmijën, pra mos i thuaj fëmijës diçka dhe të veprosh të kundërtën e saj! Kjo nënkupton që  prindi të mos tregohet kontradiktor në sjelljet e tij me fëmijët. Për shembull: Ta ndalosh fëmijën nga pirja e duhanit, ndërsa ti vetë të pish duhan. Ta ndëshkosh për gënjeshtrën dhe ta urdhërosh të tregohet i sinqertë, ndërsa ti vetë të gënjesh dhe të mos tregohesh i sinqertë, qoftë gënjeshtra edhe e tipit: “Thuaji atij që më kërkon, se babi/mami nuk është në shtëpi”, ndërkohë që ti je në shtëpi, etj.

12. Prindit i duhet të mësojë artin apo teknikën e ndalimit. Një nga gabimet e shpeshta në të cilin bien baballarët dhe nënat, është se ata në çështjen e ndalimit të fëmijëve të tyre, u përngjajnë pushtetarëve që kanë marrë role dirigjuese dhe që të tjerët i konsiderojnë vartës të rëndomtë pa identitet, të cilëve nuk u mbetet tjetër, vetëm se të binden dhe nënshtrohen.

Këto rregulla është mirë të merren parasysh por duhen vlerësuar situatat më tepër.

/Borana Belegu/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here