112 milionë euro hynë në tre muaj, por destinacioni i tyre nuk dihet

0

112 milionë euro hynë në Korrik-Shtatorin e 2018 nëpërmjet rrugëve bankare, por nuk i dihet destinacioni.

Në publikimin e bilancit të pagesave nga Banka e Shqipërisë, zëri “gabime dhe harresa”, pra i parave për të cilat banka ka probleme informacioni për hartimin e statistikave, ka qënë më shumë se 112 milionë euro në flukset hyrëse në periudhën e verës.

Mosrekomandimet e bilancit të pagesave për dy tremujoret e parë të vitit që shkoi ishin rreth 180 milionë euro në total. Këtë radhe fluksi i parave ka qënë në drejtimin e kundërt. Paratë kanë dalë nga Shqipëria në drejtim  të shteteve të tjera.

images

Vetë llogaria e Shqipërisë, që është totali i fluksit të parave që hynë e dalin në vend regjistroi me anë të Bankës së Shqipërisë një defiçit prej 146.4 milionë euro në tremujorin e tretë.  Kjo duke u zgjeruar rreth 2.6% në nivel vjetor.

Sipas Bankës së Shqipërisë përcaktues kryesor dinamik ka qënë zgjerimi i të ardhurave parësore dalëse të lidhura me investimet direkte.

Kjo tregon që kompanitë që kanë zhvilluar sipërmarrje në Shqipëri kanë rritur fitimiet.

 

/G.Asllani/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here