Nis të dalë në dritë Kalaja e dytë e Elbasanit

Nis të dalë në dritë Kalaja e dytë e Elbasanit

Gërmimet për kanalizimet e rrugës “Toma Kalefi” kanë zbuluar një monument që askush nuk e dinte se ekzistonte, të paktën për periudhën që jetojmë. Edhe pse sipas specialistëve ekzistonte një kala e vjetër e njohur si “Jenice Kala” askush nuk do të besonte se ajo ndodhej në anë të namazgjasë përballë shkollës Ali Agjah. E

Gërmimet për kanalizimet e rrugës “Toma Kalefi” kanë zbuluar një monument që askush nuk e dinte se ekzistonte, të paktën për periudhën që jetojmë. Edhe pse sipas specialistëve ekzistonte një kala e vjetër e njohur si “Jenice Kala” askush nuk do të besonte se ajo ndodhej në anë të namazgjasë përballë shkollës Ali Agjah. E në fakt kjo rrugë ka histori ndërtimi dhe gërmimesh, por në asnjë rast nuk ishte folur për murin e kalasë së vjetër deri në zbulimin më të fundit.

Nga gërmimet e Agjencisë së Shpëtimit bashkë me firmën ndërtuese është arritur në zbulimin e një pjese të konsiderueshme të mureve duke nxjerrë në pah kullën dhe elementë të tjerë që bëjnë fjalë për një kala. Pikërisht në një gjatësi prej 500 metrash larg kalasë së madhe e mbuluar nga aluvionet. Kalaja që mendohet se ka shërbyer si garnizon tashmë është e konfirmuar. Mendohet se i përket periudhës osmane me emrin “Jeniçer Kala” e ndërtuar nga turqit ndoshta para kalasë së madhe për qëllime ushtarake. Kjo kala përmendet në dokumentet e kohës, por jo në vendin aktual, por në një vend tjetër afër Bradasheshit.

Gërmimet e deritanishme kanë nxjerrë në pah pjesën e sipërme të kullës veriore, por duket një proces i vështirë zbulimi i së tërës për shkak se kjo është ndër rrugët kryesore të qytetit të Elbasanit dhe qarkullimi është i mbingarkuar.

/Klajdi Lleshi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar