100 milionë dollarë për Brazilin

100 milionë dollarë për Brazilin

Sep Blater, presidenti i FIFA-s, pas kritikave të marra për koston e lartë të zhvillimit të Kampionatit Botëror në Brazil, ka premtuar se do ti japë këtij vendi një pjesë të mirë të fitimeve. Konkretisht ai ka pohur shumën prej 100 milion dollarësh. E njëjta shumë nga Fifa i’u dha edhe Afrikës së Jugut pas

Sep Blater, presidenti i FIFA-s, pas kritikave të marra për koston e lartë të zhvillimit të Kampionatit Botëror në Brazil, ka premtuar se do ti japë këtij vendi një pjesë të mirë të fitimeve. Konkretisht ai ka pohur shumën prej 100 milion dollarësh.

E njëjta shumë nga Fifa i’u dha edhe Afrikës së Jugut pas përfundimit të botërorit në 2010-tën. Por deri ditën e djeshme askush nuk e kishte menduar se një “fond social” do të shkonte edhe për aktivitetin në Brazil.

“Kemi lënë në Afrikën e Jugut një fond të veçantë prej 100 milion dollarësh, që kontrollohet nga qeveria e këtij vendi, FIFA dhe Federata e Futbollit atje. Jam i sigurt që një shumë e tillë, ndoshta edhe më e lartë, do të mund të caktohet edhe këtu. FIFA nuk ka si qëllim që të përfitojë nga vendi organizator, por të dhurojë diçka për këtë vend”- tha Blater gjatë deklaratës së tij.

Duke u përpjekur vazhdimisht të shuajë zërat që pohojnë se kjo federat harxhon më tepër për futbollin sesa për jetët e njerzve.

Stadiumet, aeroportet dhe projektet e tjera infrastrukturore të planifikuara nga qeveria Braziliane kapin një shifër prej 13.3 miliard dollarësh.

Ndërkohë 3.5 miliard dollarë janë investuar vetëm për stadiumet ku do të luhen ndeshjet e botërorit të ardhshëm.

 /Erzen Carja/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar