1 Maji, sindikatat në protestë

1 Maji, sindikatat në protestë

Sindikatat shqiptare zhvilluan sot një protestë tek sheshi “Ushtari i Panjohur” në Tiranë, me rastin e 1 Majit, Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve. Shfrytëzimi i të drejtave të punëtorëve, pagat e ulëta apo dhe kushtet e këqija ishin problematikat kryesore për të cilat Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë premton se do të luftojë për zgjidhjen e

Sindikatat shqiptare zhvilluan sot një protestë tek sheshi “Ushtari i Panjohur” në Tiranë, me rastin e 1 Majit, Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve.

Shfrytëzimi i të drejtave të punëtorëve, pagat e ulëta apo dhe kushtet e këqija ishin problematikat kryesore për të cilat Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë premton se do të luftojë për zgjidhjen e tyre.

“Partitë na trokasin në derë vetëm për vota. Gratë e punishteve, rrobaqepësive të shfrytëzuara. Kundër shfrytëzuesve për të drejtat tona në punë”, tha në fjalën e tij Kol Nikolla, kreu i sindikatave shqiptare. Ai u bëri thirrje gjithë punëtorëve që të bashkohen për të mbrojtur të drejtat e tyre.

Përfaqësues të sindikatave folën për kushtet e vështira me të cilat punonjësit përballen si dhe për rrezikun që u kanoset çdo ditë në punë, kundrejt pagave qesharake që ata marrin.

Ndërkohë që protestuesit mbanin në duar pankarta, ku shkruhej: “Çlirim punëtor, çlirim shoqëror!”, apo edhe “Rroftë Partia Komuniste!”

/Erzen Carja/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar