1.4 miliard njerëz vuajnë nga uria dhe po kaq nga mbipesha

1.4 miliard njerëz vuajnë nga uria dhe po kaq nga mbipesha

1.4 miliard njerëz në botë vuajnë nga uria dhe po aq njerëz të tjerë vuajnë nga pesha e tepërt.  Këto  janë shifrat zyrtare të publikuara sot  nga OKB-ja në kuadrin e Ditës Botërore të Popullsisë. Sipas këtyre statistikave, më shumë se çdo i treti nga këta njerëz me mbipeshë konsiderohen obezë . Mbipesha, siç dihet

1.4 miliard njerëz në botë vuajnë nga uria dhe po aq njerëz të tjerë vuajnë nga pesha e tepërt.  Këto  janë shifrat zyrtare të publikuara sot  nga OKB-ja në kuadrin e Ditës Botërore të Popullsisë.

Sipas këtyre statistikave, më shumë se çdo i treti nga këta njerëz me mbipeshë konsiderohen obezë . Mbipesha, siç dihet është shkaktare e shumë sëmundjeve të ndryshme. Por në të njëjtën kohë 1. 4 miliard njerëz të botës detyrohen të jetojnë me nga vetëm 1 euro në ditë, ose në varfëri.

Sipas vlerësimit të bërë nga organizatat për bujqësi, të mbështetura nga OKB-së, uria në nivel të botës mund të reduktohet  me 12 dhe 17 për qind nëse gratë do të mund të punonin në bujqësi po aq sa edhe meshkujt.

 

/ Elta Liksenaj /

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar