Sot, dita vendimtare për Skënderbeun

0


Pritjes së Korcarëve në lidhje me vendimin e KAS mesa duket I ka erdhur fundi.Sot është dita kur Skënderbeut do ti bëhët I ditur vendimi në lidhje me dënimin që Uefa vendosi.Pritet që sot të mbyllet cdo dilemë në lidje me denimin 10 vjecar të Korcarëve.

Ditën e djeshme Presidenti i Skënderbeut,Ardjan Takaj është nisur drejt Lozanës në mënyrë që të jete prezent në zyrat ku do të merret vendimi.Ai gjithashtu ishte i shoqëruar nga djali i tij dhe njëkohësisht administratori i përgjithshëm, Gerhardi, si dhe enturazhi i avokatëve të kompanisë “De Pfyfer”, të angazhuar nga Skënderbeu në lidhje me këtë çështje.

Takimi që pritet të nisë ditën e sotme në orën 10:00 të mëngjesit dhe mendohet të zgjasë diçka më shumë se 4 orë, ku korçarët do të vijojnë deri në fund me pretendimet e tyre. Enturazhi i bardhekuqve është nisur drejt Nionit ku do të ketë një seancë pajtimi mes palëve, ndërsa nga ana tjetër klubi zyrtarisht bën me dije se gjithçka do të zgjidhet në Lozanë në zyrat e KAS.

Mësohet se trajnerët që ishin zgjedhur për ekspertizën e ndeshjeve dhe golave, për të cilët dyshohen korçarët që kanë trukuar, janë tërhequr. Ata nuk duan të dëshmojnë. Por jo vetëm kaq, pasi edhe shefi i Sektorit të Integritetit dhe Çështjeve Disiplinore të UEFA-s, Emilio Garsia, nuk është më në UEFA, por ka kaluar te FIFA.

Në kampin Korcar të gjithë shpresojnë në një vendim pozitiv I cili do ti qetësonte tifozët Korcar por njëkohësisht do ta lejonte Skënderbeun të merrte pjesë në Kualifikueset për Europa League.

Krisildi Maxhari

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here