Infrastruktura në Kamëz, plot probleme dhe mungesa

0


Nga Anisa Tufa

Në Shqipëri, përveç problemeve ekonomike dhe sociale që vendi ka, ekzistojnë edhe probleme me infrastrukturën rrugore gjë që ka shkaktuar aksidente të shumta deri në vdekje të qytetarëve.

 Në rast se flasim për qytete të ndryshme të saj do të duhet të kemi një studim më të detajuar, por duke dashur të trajtohet i njëjti problem që prek në mënyrë të ngjashme të gjithë qytetet e vendit, zgjodha Kamzën.

Pavarësisht popullësisë që ka Kamza, infrastruktura rrugore e saj nuk është edhe aq e sigurt për qytetarët. Mungesa e rruges për këmbësorë, vijave te bardha, semaforit apo dritave në shumë prej lagjeve të kamzës bëhet problem, dhe rrezik për ta. Përpos këtyre problemeve Bashkia e Kamzës nuk ndërmerr asnjë plan investimi ndaj këtyre problemeve duke e çuar buxhetin në investime të tjera kundra-kulturore, siç është edhe shfrytëzmi i ambienteve të Pallatit të Kulturës për përfitim biznesi personal. 

Në rast se merremi me problemin e mungesës së trotuarit për këmbësorë, zonat më të rrezikuara janë shkolla e mesme “Ibrahim Rugova” dhe ajo 9-vjecare “100 vjetori”. Këto zona janë të rrezikuara për faktin se mungojnë jo vetëm rrugë për nxënësit por edhe një semafor që të parandalohen aksidente. Nga ana tjetër edhe pakujdesia e vetë nxënësve bën që të ndodhin aksidente. Flas këtu për gjimnazin “Ibrahim Rugova” ku është mbikalimi ekzistues por shumica e këmbësorëve nuk e përdorin duke shkelur kështu rregullat e sigurisë rrugore.

Pra në një farë mënyre mungesat apo papërgjegjshmëritë qëndrojnë edhe në vetë qytetarët e qytetit. Kjo lloj gjendje është një problem më vete pasi akordimi i dy palëve bien në kundërshtim të rregullave dhe detyrave që kanë ndaj njëri-tjetrit.

 Përveç kësaj, një sërë problemesh të tjera që ka qyteti, njerëzit ankohen edhe për mungesën e dritave në lagje të ndryshme. Disa nga njerëzit që jetojnë në lagje pa ndriçim shprehen se kanë frikë të dalim nga shtëpia për në dyqan nga ekzistenca e qenëve rrugëve natën dhe jo-vetëm. E parë në këtë aspect në Kamëz jeta e një qytetari është e pasigurt dhe e parregullt, siç ndodh në shumë qytete të Shqipërisë, fatkeqësisht.

 Përsa i përket problemit të vijave të bardha dhe mungesës së semaforëve mund të themi se aksidentet më të shpeshta bëhen nga aty, njëherë nga mungesa e vijave të bardha, herë tjetër nga pakujdesia e shoferit në zonat ku ka levizje të shumta të njerëzve. Kjo jo vetëm që thyen rregullat e qarkullimit rrugor por bëet shkak edhe i aksidenteve fatale në njërëz, qofshin ose jo fëmijë apo të moshuar.

Nga të dhënat që ka nxjerrë INSTAT aksidentet më të shumta për vitin 2020, janë të shkaktuara nga moshat 25-35 vjeçare. Shqipëria renditet ndër vendet me numrin më të lartë të vdekjeve nga aksidentet në rrugë në raport me popullsinë. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, në vitin 2017 kishte 78 vdekje për 1 milionë banorë, nga 50 që është mesatarja e Bashkimit Europian. Në vlerë absolute numri i aksidenteve gjatë 2017-s në Shqipëri ishte 222. Prej këtyre, 173 vdekje janë shkaktuar nga sjellja e drejtuesit të mjetit.

 E parë në këtë në këndvështrim një pjesë e aksidenteve ndodhin si shkak i sjelljes së drejtuesit të automjetit, këmbësorëve por më së shumti nga mungesa e sinjalistikave rrugore.

Ndër rrugët më të vështira për këmbësorët është ajo që të çon në stacionin e Paskuqanit. Aty nuk ka asnjë rrugë kalimi të përcaktuar për njerëzit, ndaj këmbësori duhet të jetë tepër i vëmendshëm

sepse automjetet vijnë nga katër kahe të ndryshme, dhe duhet të kalojnë një sistem 3 rrugësh për të marrë autobusët e linjës brenda njësisë administrative të Paskuqanit.

Këmbësori në Kamëz e ka të vështirë të orientohet, edhe më të vështirë të mbrohet dhe të pamundur të zbatojë rregullat elementare të kodit rrugor, kjo për shkak të mungesës së sinjalistikës, semaforëve dhe policëve rrugor. Si kjo zonë dhe zona të tjera të kamzës kanë probleme të sinjalistikës rrugore.

Më poshtë është një tabelë e disa prej zonave që kanë probleme me mungesa të sinjalistikave në mbrojtje të këmbësorëve në komunitet.

Stacioni Vija të bardha & rrugë për këmbësorë Me/pa mbikalim Me/ pa semafor
Qendër Kamëz Vija të bardha dhe rrugë për këmbësorë Pa mbikalim Pa semafor
3 Katëshet Me vija të bardha dhe rrugë për këmbësorë Pa mbikalim Pa semafor
Shkolla “Ibrahim Rugova” Vija të bardha por pa rrugë për këmbësorë Me mbikalim Pa semafor
Bathore Vija të bardha dhe rrugë për këmbësorë Pa mbikalim Pa semafor
Universiteti Bujqësor Pa vija të bardha dhe pa rrugë për këmbësorë Me mbikalim Pa semafor
Paskuqan Pa vija të bardha dhe me rrugë për këmbësorë Pa mbikalim Pa semafor

Përveç stacioneve të përmenduara më sipër shumë prej lagjeve kanë një mungesë të theksuar të sinjalistikave që përbëjnë një rrezik të madh për këmbësorët dhe vetë drejtuesit e automjeteve.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here