City fiton një ndeshje të çmendur, por Tottenham kualifikohet në gjymsëfinale

0


“Operacioni doli me sukses, por pacienti vdiq”.

Në këtë mënyrë mund të përshkruhet ndeshja e bërë nga Manchester City dje kundër Tottenham në çerekfinalen e kthimit të Champions League. Skuadra e Pep Guardiola ka fituar 4-3 ndeshjen e çmendur të luajtur në “Etihad Stadium”, por Tottenham është kualifikuar në gjysmëfinale me rezultatin e përgjithshëm 4-4. 

Çmenduria ka filluar në minutën e 4-t me Sterling që ka kaluar në avantazh vendasit me një gol magjik, por festa e “Citizens” ka zgjatur shumë pak, sepse Son që shënuar dy gola të shpejtë në minutën e 7-të dhe të 10-të. Një minutë më vonë ka ardhur barazimi i ekipit të Pep me Bernardo Silva-n, i ndihmuar nga një devijim i Rose. 

Në të 21-ën, City është kthyer në avantazh me Sterling dhe ka realizuar të katërtin me Aguero-n në minutën e 59-të. Gjithsesi, Spurs nuk janë dorëzuar dhe në minutën e 73-të kanë gjetur golin e tretë me Llorente-n, për të cilin është dashur ndërhyrja e VAR për të kuptuar nëse spanjolli kishte shënuar me dorë apo kofshë. Arbitri Cakir ka zgjedhur të dytën dhe e ka quajtur të vlefshëm.

Vendasit janë hedhur në sulm në minutat e mbetura për golin e pestë dhe të kualifikimit, duke e gjetur në kohën shtesë me Sterling, por që është anuluar për pozicion jashtë loje nga VAR. 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here